Ndërlidhjet

Pajtueshmëri me rezolutën për Sirinë


Këshilli i Sigurimit
Këshilli i Sigurimit
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara pritet të votojë rezolutën, e cila autorizon vendosjen e grupit të parë të vëzhguesve ushtarakë të OKB-së në Siri, për të monitoruar armëpushimin mes Qeverisë siriane dhe luftëtarëve opozitarë.

Armëpushimi, i cili ka hyrë në fuqi të enjten, është në qendër të planit për paqe të të dërguarit ndërkombëtar për Sirinë, Kofi Anan.

Ministria e Jashtme ruse ka deklaruar të shtunën se Këshilli i Sigurimit është “pajtuar praktikisht” për rezolutën, ndërsa i ka bërë thirrje edhe qeverisë, edhe opozitës në Siri që të zbatojnë “me përpikëri” planin e Ananit.

Ndërkohë, të paktën nëntë persona janë vrarë në përleshjet ndërmjet rebelëve dhe forcave qeveritare – çfarë paraqet kërcënim për armëpushimin e brishtë. Luftimet e rënda janë zhvilluar në qendër të qytetit Homs.

Siria është përfshirë nga protestat kundër regjimit dhe dhuna qysh në mars të vitit të kaluar. Që nga ajo kohë, sipas shifrave të Kombeve të Bashkuara, kanë humbur jetën mbi 9,000 persona – shumica nga ta civilë.
XS
SM
MD
LG