Ndërlidhjet

Thaçi ngushëllon Gruevskin


Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka dërguar telegram ngushëllimi homologut maqedonas, Nikolla Gruevski, me rastin e vrasjes së pesë qytetarëve të Maqedonisë.

"Kemi besim të plotë që ky akt, sado i rëndë dhe kriminal, do të përballohet me ndjenjën e të përmbajturit, të maturisë dhe të ruajtjes së klimës ndërnacionale në Republikën e Maqedonisë".

"Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, të gjitha institucioneve të Maqedonisë dhe familjeve të viktimave, u shprehim ngushëllimet më të sinqerta", thuhet pos tjerash në telegramin e kryeministrit Thaçi.

Të enjten, në një fshat pranë Shkupit, janë gjetur të vrarë pesë persona të etnitetit maqedonas.

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë ka thënë se po punon intensivisht në zbardhjen e rastit.
XS
SM
MD
LG