Ndërlidhjet

Lirohen nga detyra 11 agjentët amerikanë


Uashington
Uashington
Shërbimi Sekret i Shteteve të Bashkuara ka pezulluar nga puna 11 agjentë të dërguar në Kolumbi para udhëtimit të presidentit Barak Obama atje, pas akuzave se kanë pasur lidhje me prostitutat.

“Natyra e akuzave, e shoqëruar me politikën e zero tolerancës në sjelljen personale, ka bërë që Shërbimi Sekret të ndërmarrë një veprim vendimtar për të liruar nga detyra këta individë”, ka thënë zëvendësdrejtori i Shërbimit Sekret, Poll Morisej.

Mësohet se sjellja e dyshuar ka ndodhur në hotelin e Kartagjenës, ku edhe po qëndronin agjentët sekretë.

Presidenti Obama ndodhet në Kolumbi për Samitin e Amerikave.
XS
SM
MD
LG