Ndërlidhjet

Kanadaja i kërkon Iranit të falë shtetasin e saj


Ilustrim
Ilustrim
Ministri i Jashtëm i Kanadasë, Xhon Beird, i ka bërë thirrje Iranit të tregojë mëshirë për kanadezo-iranianin e dënuar me vdekje për spiunazh.

Në deklaratën për media, ai ka thënë se Kanadaja është “seriozisht e shqetësuar” me vendimin për ekzekutim të Hamid Ghasemi Shallit.

Ky i fundit është kapur në Iran dhe është dënuar me vdekje për spiunim në vitin 2009.

Mbështetësit e tij thonë se Ghasemi Shall ka udhëtuar në Iran për të vizituar nënën e tij.

Ai ka migruar në Kanada pas Revolucionit Islamik të vitit 1979, por Irani nuk e njeh shtetësinë e tij të dyfishtë.

Ghasemi Shall po mbahet në burgun famëkeq të Evinit.
XS
SM
MD
LG