Ndërlidhjet

Australia tërheq para kohe trupat nga Afganistani


Ilustrim me pamje arkivore nga Afganistani
Ilustrim me pamje arkivore nga Afganistani
Australia do të tërheqë trupat e saj nga Afganistani më herët seç ka planifikuar kohë më parë.

Kryeministrja Xhulia Gillard ka bërë të ditur se shumica e trupave australiane do të jenë në shtëpi në fund të vitit 2013, një vit përpara afatit.

Kontingjenti prej 1,500 trupash i Australisë është më i madhi nga vendet joanëtare të NATO-s.

Detyra kryesore e forcave australiane ka qenë trajnimi i brigadës së Ushtrisë Kombëtare të Afganistanit, për të marrë përgjegjësitë e sigurisë në provincën Uruzgan.
XS
SM
MD
LG