Ndërlidhjet

Breiviku “do ta bënte sërish sulmin”


Anders Bering Breivik
Anders Bering Breivik
Vrasësi masiv, Anders Bering Breivik, ka bërë deklaratën e tij të hapjes në një gjykatë të Oslos. Ai është deklaruar i pafajshëm ndaj akuzave për vrasjen e 77 personave në korrik të vitit të kaluar, duke thënë se ka vepruar në “vetëmbrojtje”.

Në deklaratën e tij, Breivik e ka përshkruar veprimin që ka bërë si “sulmin më të sofistikuar dhe më spektakular politik në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore”, duke thënë se do ta bënte sërish.

Gjykimi i vrasësit të tetë personave në Oslo dhe i 69 të tjerëve në ishullin Utoja ka nisur të hënën.

Nëse dënohet dhe vërtetohet se është normal, ai mund të përballet me 21 vjet burg – periudhë që mund të zgjatet nëse ai vazhdon të konsiderohet i rrezikshëm.

Nëse shpallet i çmendur, Breivik mund të dërgohet në spital të mbyllur psikiatrik për kohë të pacaktuar.
XS
SM
MD
LG