Ndërlidhjet

Josipoviq, Tahiri: Mbështetje për integrimet evro-atlantike të Kosovës


Ivo Josipoviq dhe Edita Tahiri
Ivo Josipoviq dhe Edita Tahiri
Gjatë takimit të sotëm me presidentin e Kroacisë, Ivo Josipioviq, në Zagreb, zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, e ka njoftuar atë për përparimet substanciale në integrimijn evro-atlantik të Kosovës, njofton Zyra për media e qeverisë së Kosovës.

Mëtutje, sipas njoftimit, presidenti Josipoviq e ka rikonfirmuar mbështetjen e fuqishme të Kroacisë për pavarësinë, integeritetin territorial dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës dhe ka premtuar mbështetje dhe këmbim përvojash në procesin e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

Nga ana tjetër, sipas njoftimit nga presidenca e Kroacisë, zoti Josipoviq i ka përshëndetur marrëveshjet e arritura ndërmjet Kosovës e Serbisë, me qëllim të realizimit të stabilitetit të vazhdueshëm, të sigurisë dhe paqes në rajon.

Sipas këtij njoftimi, është biseduar edhe për forcimin dhe përparimin e bashkëpunimit ekonomik dhe për gjendjen e pakicës kroate në Kosovë.
XS
SM
MD
LG