Ndërlidhjet

Karzai kërkon 2 miliardë dollarë nga SHBA-të


Hamid Karzai gjatë fjalimit në Kabul
Hamid Karzai gjatë fjalimit në Kabul
Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, tha se qeverisë së tij i duhen së paku 2 miliardë dollarë në vit nga Shtetet e Bashkuara, pas tërheqjes së ushtarëve amerikanë në vitin 2014.

Gjatë një fjalimi të djeshëm në kryeqytetin Kabul, zoti Karzai tha se Shtetet e Bashkuara duhet ta specifikojnë se sa fonde do të japin për Afganistanin, sipas marrëveshjes strategjike, për të cilën po zhvillohen negociata ndërmjet Kabulit e Uashingtonit.

Aktualisht, qeveria afgane i ka siguruar dy parakushte për nënshkrimin e marrëveshjes: kontrollin e plotë të burgjeve afgane dhe atë për bastistjet kundërthënëse të natës.

Si Kabuli, ashtu edhe Uashingtoni, shpresojnë se marrëveshja, sipas së cilës do të udhëhiqen lidhjet pas vitit 2014, mund të nënshkruhet para samitit të NATO-s në Çikago në muajin maj.
XS
SM
MD
LG