Ndërlidhjet

Miliarderi amerikan Bafet u diagnostikua me kancer


Uaren Bafet (majtas) dhe Bill Gejts janë ndër njerëzit më të pasur në botë
Uaren Bafet (majtas) dhe Bill Gejts janë ndër njerëzit më të pasur në botë
Miliarderi dhe biznesmeni amerikan, Uaren Bafet, është diagnostikuar me shkallë të hershme të kancerit të prostatës.

Shefi 81 vjeçar i kompainsë Berkshire Hathaway Inc këtë njoftim e bëri në një letër të hapur për aksionarët. Me këtë rast ai ka shkruar se diagnoza ishte bërë më 11 prill dhe se kjo gjë “nuk është kërcënim i menjëhershëm për jetën”.

Ai ta treguar se mjekët i kanë përshkruar trajtimin dymujor, i cili do të filloj në korrik.

Uaren Bafet është njeri nga njerëzit më të pasur në botë, me një pasuri prej 40 miliardë dollarësh dhe është një filantropist i mirënjohur.

Përkudër pasurisë së këtillë, ai ende jeton në një qytet të vogël të pjesës së mesme perëndimore të Shteteve të Bashkuara, ku ishte lindur, në një shtëpi, që e ka blerë në vitin 1958.

Vitin e kaluar ai e bëri një deklaratë e cila ishte befasuese, pasi u ankua se është jokorrekte që ai paguan më pak tatim se sa sekretari i tij.
XS
SM
MD
LG