Ndërlidhjet

"S'pengohen dot zgjedhjet lokale serbe"


Posterë zgjedhorë, Serbi
Posterë zgjedhorë, Serbi
Njëri nga udhëheqësit e të ashtuquajturit Kuvend i komunave dhe vendbanimeve serbe, Marko Jakshiq, ka thënë se ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi nuk do të mund të realizojë kërcënimet se nuk do të mbahen zgjedhjet lokale në veri të Kosovës.

“E para, lokaliteti është i paarritshëm për Rexhepin. Kështu që ai nuk mund të ndalojë serbët të votojnë më 6 maj”, ka thënë ai për mediat serbe, duke shtuar se materiali zgjedhor për zgjedhjet lokale në veri nuk do të transportohet nga Serbia.

“Materiali zgjedhor tashmë ekziston dhe nuk ka se si Rexhepi të pengojë zgjedhjet. Ky është një kërcënim me pushkë të zbrazët”, ka thënë Jakshiq.

Serbia ka shpallur zgjedhjet lokale, parlamentare dhe presidenciale më 6 maj.

Për zgjedhjet lokale, tashmë edhe vetë zyrtarët e Beogradit janë shprehur të gatshëm që të heqin dorë nga mbajtja në Kosovë, meqë për këtë nuk ka pajtim të mekanizmave ndërkombëtarë, por, jo edhe për ato parlamentare dhe presidenciale.

Ndërkohë, të martën kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci, ka thënë se në bazë të parimit të dyshtetësisë, serbët kosovarë, që duan të votojnë në këto zgjedhje mund të ndihmohen nga OSBE-ja, e cila mund të organizojë pika mobile për të mundësuar një gjë të tillë, por, jo siç ka thënë ai, të hapen qendrat e votimit dhe në territorin e Kosovës.
XS
SM
MD
LG