Ndërlidhjet

Manchester United- klubi më i vlefshëm botëror


Pamje nga një lojë e Manchester United
Pamje nga një lojë e Manchester United
Revista Forbes ka renditur Manchester United si klubin më të vlefshëm në botë për të tetën herë me radhë.

Vlera e klubit anglez është rritur me 20 për qind dhe vlen 2.24 miliardë dollarë.

Bazuar në të hyrat, përfitimin dhe nivelin e borxheve, klubi i lë prapa rivalët spanjollë Real Madridin dhe Barcelonën, pavarësisht daljes së hershme nga Liga e Kampionëve në këtë sezonë.

Lideri spanjoll, Real Madridi mbetet i dyti në renditje, pas vlerës që i është rritur për 29 për qind, në 1.88 miliardë dollarë, ndërsa Barcelona u ngjit në vendin e tretë, pasi vlera e saj u rrit për 34 për qind, përkatësisht 1.3 miliardë dollarë.
XS
SM
MD
LG