Ndërlidhjet

Rreth 700 trupa amerikane zbarkohen në Shqipëri


Aeroplanë ushtarakë amerikanë
Aeroplanë ushtarakë amerikanë
Rreth 700 trupa ushtarake amerikane, përfshi ekuipazhin e anijes ushtarake zbarkuese të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, “USS Gunston Hall” (LSD-44), do të dislokohen në portin e Durrësit për një periudhe tre ditore.

Qeveria shqiptare ka marrë vendim për lejimin e hyrjes dhe qëndrimin e përkohshëm të tyre në territorin shqiptar.

Autoritetet e Ministrisë së Mbrojtjes konfirmojnë se ardhja e forcave amerikane është thjesht dhe vetëm për qëllime vizite portuale.

Ata do të mbërrijnë në portin e Durrësit në datën 24 prill dhe do të qëndrojnë deri në 27 prill.

Gjatë hyrjes, qëndrimit dhe daljes nga territori shqiptar, trupat amerikane do të shoqërohen nga njësi të armatosura të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë
XS
SM
MD
LG