Ndërlidhjet

"Re të errëta" për ekonominë globale


Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristinë Llegard.
Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristinë Llegard.
Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristinë Llegard, tha se ekonomia botërore po tregon shenja të rimëkëmbjes, porse “ka ende probleme përpara”.

“Ne po shohim një rimëkëmbje të lehtë në erën e pranverës, por po ashtu edhe re të errëta në horizont”, ka thënë Llegard gjatë takimeve pranverore të FMN-së me Bankën Botërore, në Uashington.

Këtë javë, Fondi Monetar Ndërkombëtar ka rritur parashikimin për rritje globale këtë vit në 3.5 për qind – për 0.2 për qind më shumë nga parashikimet e janarit.

Llegard ka thënë të enjten se “Eurozona vazhdon të mbetet në qendër të rrezikut”.
XS
SM
MD
LG