Ndërlidhjet

Rrëzohet helikopteri amerikan


Helikopteri Black Hawk i SHBA-së - foto ilustruese
Helikopteri Black Hawk i SHBA-së - foto ilustruese
Një helikopter ushtarak i Shteteve të Bashkuara është rrëzuar në jugperëndim të Afganistanit me katër ushtarë në bord.

Nuk ka ende informacione për viktima.

Zyrtarët amerikanë të mbrojtjes nuk e kanë përjashtuar mundësinë që helikopteri Black Hawk të jetë qëlluar nga “zjarri i armiqve”, ndonëse indikacionet e para flasin për kushtet e motit si arsye të fatkeqësisë.

Afro 3,000 ushtarë të huaj kanë humbur jetën në Afganistan që nga viti 2001, kur edhe ka nisur lufta e shteteve perëndimore kundër talibanëve dhe grupeve të tjera militante.
XS
SM
MD
LG