Ndërlidhjet

Bahreini përfshihet nga protestat


Bahrein - foto arkivi
Bahrein - foto arkivi
Në Bahrein janë zhvilluar protesta të mëdha, në prag të garës së Formula Njëshit, të planifikuar për këtë fundjavë.

Disa qindra njerëz janë konfrontuar me policinë, pasi kanë bërë përpjekje të organizojnë një demonstratë antiqeveritare në kryeqytetin Manama.

Forcat speciale të policisë kanë hedhur gaz lotsjellës dhe granata tymi, derisa protestuesit kanë bërë përpjekje të kalojnë në rrugën kryesore, pranë Ambasadës së Britanisë.

Ndërkohë, anëtarët e njërit prej ekipeve garuese, Force India, janë kapur në një incident me bombë benzine.

Bahreini ka qenë i trazuar që nga shpërthimi i lëvizjes për demokraci, më shumë se një vit më parë, dhe organizatorët e garës janë kritikuar për shtytjen përpara të ngjarjes.
XS
SM
MD
LG