Ndërlidhjet

Djali i Gadafit ka rekrutuar mercenarë


Seif al-Islam Gadafi
Seif al-Islam Gadafi
Kreu i Gjykatës Kriminale Ndërkombëtare ka thënë se ka dëshmi që flasin për lidhje të djalit të liderit të ndjerë libian, Muamer Gadafi, me rekrutimin e mercenarëve dhe ekzekutimin e njerëzve. Megjithatë, Luis Moreno Okampa ka refuzuar të zbulojë natyrën e provave.

Djali i Gadafit, Seif al-Islam, është kapur vitin e kaluar në Libi, pas luftës civile që ka rrëzuar regjimin e të atit.

Libia do që ta gjykojë atë në vend, por Gjykata Kriminale Ndërkombëtare thotë se ka juridiksion mbi rastin.

Organizata Human Rights Watch ka thënë se pret që prokuroria e kësaj Gjykate të bëjë presion mbi Libinë për të dorëzuar Sief al-Islam Gadafin.
XS
SM
MD
LG