Ndërlidhjet

Minsku lejon marshin e Çernobilit


Marshi i Çernobilit në Minsk - 2008
Marshi i Çernobilit në Minsk - 2008
Autoritetet e qytetit të Minskut kanë lejuar grupet opozitare të Bjellorusisë të organizojnë marshin “Rruga e Çernobilit” më 26 prill.

Marshi vjetor është mbajtur në kryeqytetin bjellorus që nga viti 1988, në kujtim të viktimave që kanë pësuar nga katastrofa bërthamore e Çernobilit, më 26 prill, 1986, në Ukrainë.

Organizatorët thonë se sivjet do të protestojnë kundër planeve të Qeverisë bjelloruse për të ndërtuar termocentralin e parë bërthamor në vend, pranë kufirit me Lituaninë.

Rusia ka ndarë 10 miliardë rubla (afro 340 milionë dollarë) për projektin që do të ndërtohet nga kompania ruse Atomstroiexport.

“Rruga e Çernobilit” në Minsk është shoqëruar me përleshje ndërmjet aktivistëve dhe policisë në vitet e mëparshme.
XS
SM
MD
LG