Ndërlidhjet

Irani mohon se diplomati i tij ka abuzuar seksualisht


Harta e Iranit
Harta e Iranit
Ministria e Jashtme e Iranit ka lëshuar një deklaratë, përmes së cilës ka hedhur poshtë akuzat se një diplomat iranian në Brazil ka abuzuar seksualisht vajzat e reja në një pishinë publike.

Në deklaratë thuhet se akuzat kundër diplomatit “janë false dhe të pabaza”.

Policia braziliane tha se personi ka abuzuar me më shumë se 10 vajza të moshës ndërmjet 9 dhe 15 vjeçe në një pishinë të kryeqytetit Brazilia, më 14 prill.

Autoritetet e rendit e kanë arrestuar atë në vendin e ngjarjes, por e kanë liruar pasi kanë mësuar se është diplomat iranian.

Më herët, Ambasada Iraniane ka lëshuar një deklaratë, ku ka thënë se incidenti ishte “një keqkuptim, për shkak të dallimeve në sjelljen kulturore”.
XS
SM
MD
LG