Ndërlidhjet

Çeki: Protestuesit kërkuan dorëheqjen e qeverisë


Kryeministri i Çekisë Petër Neças
Kryeministri i Çekisë Petër Neças
Dhjetëra mijëra njerëz janë mbledhur sot në kryeqytetin e Çekisë për të protestuar kundër reformave të qeverisë dhe masave të kursimit.

Sindikatat, pensionistët, asociacionet e studentëve dhe grupe të tjera, që ishin mbledhur në Pragë, kanë kërkuar dorëheqjen e qeverisë dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Kryeministri i Çekisë, Petër Neças, tha se e respekton të drejtën e njerëzve për t’i shprehur pikëpamjet e tyre, por i ka mbrojtur masat e qeverisë së tij.

Qeveria e qendrës së djathtë e Çekisë ka thënë se shkurtimet buxhetore dhe reformat e sistemit pensional dhe shëndetësor janë të nevojshme për shkak të sjelljes së deficitit të buxhetit nën 3% të GDP-së.

Stabiliteti i qeverisë, e cila ka kaluar nëpër një varg të skandaleve me mito, këtë javë është rrezikuar edhe nga problemet që i ka pasur partia në koalicion Gjërat Publike, deputetët e së cilës në Parlament janë shpërndarë në disa grupe.
XS
SM
MD
LG