Ndërlidhjet

Irak: Eksporti i nafëts shënoi rritje të theksuar


Pamje nga një rafineri e naftës në Irak
Pamje nga një rafineri e naftës në Irak
Zyrtarët në Irak thonë se eksporti i naftës në muajin mars ka shënuar rritje prej 15%, që është niveli më i lartë i eksportit në 23 vitet e fundit.

Zëdhënësi i ministrisë së naftës, Asem Xhihad, tha sot se eksporti i naftës në muajin mars ishte mesatarisht 2.31 milionë fuqi në ditë. Kjo mesatare në muajin shkurt ishte 2.01 milionë fuqi.

Të hyrat nga eksporti në muajin mars vlerësohen në më tepër se 8.4 miliardë dollarë.

Të ardhurat nga nafta përbëjnë 95% të të ardhurave të përgjithshme të Irakut.
XS
SM
MD
LG