Ndërlidhjet

Indi: Çaji shpallet pije kombëtare


Shtetasit në Indi duke pirë çaj
Shtetasit në Indi duke pirë çaj
Zyrtarët në Indi kanë deklaruar se çaji formalisht do të shpallet pije kombëtare.

Sipas raporteve të sotme, shefi i Komisionit për planifikim i Indisë, Montek Singh Ahluvalia, ka thënë se çajit do t’i jepet status special më 17 prill të vitit të ardhshëm, që koincidon me përvjetorin e lindjes së një kultivuesi të parë privat të çajit në rajonin e Asamit.

Pas Kinës, India e zë vendin e dytë në botë për nga prodhimi dhe përdorimi i çajit.

Në Indi, 83% të familjeve rregullisht e konsumojnë çajin, që konsiderohet si pija më e lirë në botë, pas ujit.
XS
SM
MD
LG