Ndërlidhjet

Francë: Pjesëmarrje solide e votuesve në zgjedhje


Pamje nga votimet në Strasburg të Francës
Pamje nga votimet në Strasburg të Francës
Dalja në zgjedhjet presidenciale në Francë raportohet se është solide.

Ministria e brendshme thotë se më tepër se një e katërta e 44 milionë njerëzve me të drejtë vote, kanë votuar para mesditës.

Kjo e dhënë duket se i ka zbutur shqetësimet për apati zgjedhore për shkak të kritikave se gjatë fushatës nuk janë shqyrtuar çështjet kryesore, siç është papunësia.

Këto zgjedhje shihen si test për presidentin Nikollas Sarkozi, derisa hulumtimet e opinionit para zgjedhjeve tregonin se kandidati socialist, Fransua Holland, po udhëheq.

Pritet që në rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, më 6 maj, do të garojnë Fransua Holland dhe Nikollas Sarkozi. Sot në rundin e parë garojnë 10 kandidatë.

Presidenti aktual, Nikollas Sarkzoi, së bashku me bashkëshorten e tij, Karla Bruni, ka votuar në një lagje të pasur të Parisit, me ç’rast është përshëndetur me personat që ndodheshin aty, por nuk ka dhënë deklaratë.

Rezultatet preliminare pritet të shpallen menjëherë pas mbylljes së vendvotimeve në orën 20.
XS
SM
MD
LG