Ndërlidhjet

BE me sanksione të reja ndaj Sirisë?


Protesta anti-qeveritare në Siri, prill, 2012
Protesta anti-qeveritare në Siri, prill, 2012
Bashkimi Evropian do të ndalojë shitjen e gjërave luksoze dhe të produkteve që mund të kenë përdorim civil dhe ushtarak në Siri, ndërsa vëzhguesit e OKB-së kanë nisur zbarkimin në vendin e shkatërruar nga konflikti.

Dy diplomatë thanë se 27 ministrat e BE-së do të miratojnë zyrtarisht një seri tjetër sanksionesh në takimin e Luksemburgut.

AP citon diplomatët, që kanë folur në kushte anonimiteti, të kenë thënë se vendimi nuk është miratuar ende zyrtarisht.
XS
SM
MD
LG