Ndërlidhjet

Skandali seksual s'prek personelin e Shtëpisë së Bardhë


Pamje nga arkivi
Pamje nga arkivi
Një hetim i kryer nga avokati zyrtar i presidentit amerikan Barak Obama nuk ka gjetur prova se personeli i lartë i Shtëpisë së Bardhë ishte i përfshirë në skandalin seksual të Shërbimit të Fshehtë në Kolumbi, raporton AFP.

“Nuk ka indikacione për sjellje te keqe”, ka thënë zëdhënësi i Obamës, Xhei Kerni, pas zbulimit për herë të parë, se edhe zyra e avokaturës e Shtëpisë së Bardhë ka kryer hetime për skandalin në fjalë.

Njëmbëdhjetë anëtarë të Shërbimit të Fshehtë të Obamës thuhet se janë shoqëruar me rreth 20 prostituta në një hotel në Kartagjenë të Kolumbisë, derisa po përgatitnin vizitën e Obamës në samitin e Amerikave.

Disa nga agjentët tashmë janë larguar nga Shërbimi i Fshehtë.

Të paktën 10 pjesëtarë të Ushtrisë së SHBA-së po hetohen në lidhje me incidentin.
XS
SM
MD
LG