Ndërlidhjet

Ban paralajmëron Phenianin


Protestë në Korenë Veriore kundër Koresë së Jugut
Protestë në Korenë Veriore kundër Koresë së Jugut
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-Mun, ka paralajmëruar Korenë e Veriut kundër "masave të mëtutjeshme provokuese" pasi Pheniani tha se ushtria e tij është e përgatitur për të ndërmarrë "veprime të veçanta" që do ta bënin hi qeverinë e Koresë së Jugut brenda disa minutave.

Kërcënimi i Koresë së Veriut vjen pas dështimit të lansimit të një rakete me rreze të gjatë veprimi.

Zyrtarët e Koresë së Jugut kanë thënë se ekzistojnë dëshmi se Pheniani mund të jetë duke u përgatitur për të kryer një provë tjetër bërthamore.

Ban, si një ish-ministër i jashtëm i Koresë së Jugut, tha se këto veprime "nuk janë të dëshirueshme për paqen dhe stabilitetin e Gadishullit Korean".

Ban i ka bëri thirrje Koresë së Veriut që ta respektojë plotësisht rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-se, e cila ndalon testet bërthamore dhe raketore.
XS
SM
MD
LG