Ndërlidhjet

SHBA: Zbarkimi në Durrës, s'lidhet me ngjarjet në rajon


Marinsë amerikanë
Marinsë amerikanë
Ambasada Amerikane në Prishtinë, përmes nëj njoftimi për media, ka tërhequr vërejtjen se mediumet vendore kanë bërë raportime të gabueshme lidhur me vizitën a anijës së flotës ushtarake detare Amerikane në Durrës të Shqipërisë.

“Zbarkimi i anijës USS Gunston Hall do të bëhet në Durrës të Shqipërisë prej 24 deri 27 Prill, për një vizitë të rregullt dhe të planifikuar të portës. Kjo vizitë i shërben Flotës së 6-të Amerikane, të vazhdojë përpjekjet në ndërtimin e partneritetit global bregdetar me shtetet evropiane si dhe të përmirësojë sigurinë dhe mbrojtjen bregdetare”, thuhet në njoftim.

“Për të përgënjeshtruar keqinformimin lidhur me vizitën, Ambasada Amerikane në Prishtinë thekson se kjo vizitë s’ka lidhshmëri me kundërpërgjigje të çfarëdo ngjarjeje në rajon”, thuhet në komunikatë.

“Është një vizitë e rregullt dhe e planifikuar. Një vizitë e tillë, ofron një vendtakim të mrekullueshëm për ndërtimin e njohurive të përbashkëta të taktikave, profesionalizmit, mirëkuptimit kulturor dhe besimit bregdetar. Ato nënvizojnë partneritetin tonë në rritje, i cili kërkon solucione kooperative që kontribuojnë mbrojtjes së regjionit. Për më tepër, këto vizita ndihmojnë në fuqizimin e marrëdhënieve ndërmjet shteteve tona. Gjatë qëndrimit në port, ekuipazhi i anijës do të bëjë punë bamirësie”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane në Prishtinë.
XS
SM
MD
LG