Ndërlidhjet

Parlamenti holandez para sfidës së radhës


Liderët politikë holandezë, foto nga arkivi
Ligjvënësit holandezë përballen me një takim thelbësor, një ditë pas rënies së qeverisë, pas dështimit për arritjen e marrëveshjes për shkurtimet buxhetore. Shkurtimet janë kërkuar nga BE-ja.

Pyetja e mënjehershme me të cilën përballen liderët e partive është ajo se me çfarë deklarate buxhetore do të dalë kryeministri i qeverisë kalimtare Mark Rut në Bruksel më 30 prill, kur është afati i fundit për dorëzimin e buxhetit paraprak të 2013-ës.

Deklarata duhet të shpjegojë se si Holanda planifikon që të projektojë deficitin prej 4.6 për qind të 2012-ës nën kufirin evropian prej 3 për qind.

Parlamenti po ashtu duhet të pajtohet në lidhje me datën e zgjedhjeve kombëtare, që do të mbahen, mbase që në muajin qershor.

Kryeministri holandez Mark Rut dhe kabineti i tij kanë dhënë dorëheqje që Gert Uilders dhe partia e tij e Lirisë, aleati kryesor në qeveri, janë larguar nga bisedimet, që synonin përmbushjen e rregullave të BE-së për deficitin buxhetor.

Pa Partinë e Lirisë, kryeministri Mark Rut i koalicionit të krahut të djathtë nuk e kishte më shumicën në parlament.
XS
SM
MD
LG