Ndërlidhjet

Pengesa rrugore në fshatin Kelmend


Logo e Policisë së Kosovës
Logo e Policisë së Kosovës
Persona të panjohur kanë vendosur pengesa në rrugë, përkatësisht gurë, në rrugën kryesore në drejtim të fshatit Kelmend të Zveçanit.

Policia e Kosovës bën të ditur se mbrëmë ka pranuar një informatë nga qytetarët e përkatësisë etnike shqiptare, "për identifikim të pengesave të vendosura në rrugë, nga persona të panjohur, me qëllim të pengimit të qarkullimit të lirë".

"Njësitë policore të stacionit jugu të Mitrovicës dhe të Zveçanit kanë reaguar bashkërisht në vendngjarje për të identifikuar rrethanat e paraqitura. Patrullat policore kanë vërejtur një sasi të gurëve të radhitur me qëllim të bllokimit të rrugës, e cila ndahet nga rruga kryesore në drejtim të fshatrave të banuara me popullatë shqiptare në komunën e Zveçanit", thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Kjo e fundit po ashtu bën të ditur se, veç ankuesve të këtij rasti, nuk ka takuar persona të dyshuar në vendngjarje.

"Gurët janë larguar nga policia, me qëllim të lirimit të rrugës", thuhet në komunikatë.
XS
SM
MD
LG