Ndërlidhjet

Pakistani teston raketën me rreze të mesme


Ilustrim
Ilustrim
Ushtria e Pakistanit tha se ka testuar me sukses raketën balistike me rreze të mesme – të aftë për të bartur armë bërthamore.

Prova vjen më pak se një javë pasi rivali bërthamor i Pakistanit, India, testoi po ashtu me sukses raketën me rreze të gjatë, me një gamë deri në 5,000 kilometra.

Zyrtarët e Pakistanit nuk e kanë bërë të ditur gamën e raketës Shaheen 1A, të lansuar të mërkurën.

Ushtria pakistaneze tha se raketa, e cila ka zbarkuar në Oqeanin Indian, ishte version i ri i llojit Shahen-1, me ca përmirësime në aspektet teknike.

India dhe Pakistani, që kanë luftuar në tri luftëra prej pavarësisë nga Britania më 1947, kanë kryer në mënyrë rutinore teste të raketave që nga viti 1998, kur të dyja vendet kanë demonstruar aftësinë e tyre bërthamore.
XS
SM
MD
LG