Politika e barrikadave, e bojkotit dhe e izolimit nuk është në të mirën e askujt, tha ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal në Kosovë, Sllobodan Petroviq, pas një takimi që zhvilloi me drejtorin në Departamentin e Shtetit për zhvillimin e politikave rajonale në SHBA , Rafi Gregorian.
“Shumica e tyre (banorëve të pjesës veriore të Kosovës) nuk e përkrah këtë politikë. Ato që ne mund t’ju ofrojmë atyre janë alternativat për një jetë më të mirë”, u shpreh Petroviq.
Ai tha se në takimin me diplomatin amerikan është diskutuar për procesin e komunës së re të Mitrovicës Veriore dhe për mënyrat e zbatimit të strategjisë së parashikuar për këtë proces.
Duke ritheksuar kundërshtimin e deritashëm për mbajtjen e zgjedhjeve lokale serbe në territorin e Kosovës, Petroviq shprehu bindjen se situata aktuale në veri të vendit do të përmirësohet pas zgjedhjeve të Serbisë, që pritet të mbahen më 6 maj.