Ndërlidhjet

Rompuj dënon rritjen e ekstremizmit në Evropë


Presidenti i Bashkimit Evropian, Herman Van Rompuj. Bukuresht, 25 prill 2012.
Presidenti i Bashkimit Evropian, Herman Van Rompuj. Bukuresht, 25 prill 2012.
Presidenti i Bashkimit Evropian, Herman Van Rompuj, ka dënuar rrijtjen e lëvizjeve ekstremiste dhe të populizmit në Evropë, duke i konsideruar ato si kërcënim për lëvizjen e lirë të njerëzve brenda bllokut 27-anëtarësh.

Rompuj, duke folur para Parlamentit rumun në Bukuresht, tha se forcat nacionaliste dhe ekstremiste “janë në rritje” dhe se ato kërcënojnë integrimin e mëtejshëm evropian.

Komentet e tij vijnë pasi kandidatja e partisë anti-imigrante, Fronti Kombëtar, fitoi 18 për qind të votave në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Francë.

Ministrat e Brendshëm të BE-së pritet të diskutojnë të enjten propozimin e Francës dhe të Gjermanisë për të kthyer kontrollet e përkohshme kufitare brenda zonës Shengen.

Pranimi i anëtareve më të reja të BE-së, Rumanisë dhe Bullgarisë, në zonën e Shengenit është shtyrë në mënyrë të vazhdueshme, për shkak të pretendimeve se dy shtetet nuk kanë mbrojtje të mjaftueshme të kufirit kundër migracionit të paligjshëm.
XS
SM
MD
LG