Ndërlidhjet

Gingriç përgatitet të tërhiqet nga gara


Njut Gingriç
Njut Gingriç
Republikani Njut Gingriç po bëhet gati të tërhiqet nga gara për të nominuarin e Partisë Republikane, që do të sfidonte presidentin Barak Obama në zgjedhjet presidenciale të nëntorit në SHBA.

Zëdhënësi i Gingriçit, R.C. Hamaond, tha se ish-kryesuesi i Dhomës Përfaqësuese të Kongresit Amerikan planifikon të mbajë një ceremoni javën e ardhshme, ku do të shfaqë mbështetjen e tij për rivalin e deritashëm, Mit Romni.

Ky i fundit, njëherësh ish-guvernator i Masçusetsit, ka shënuar të martën fitore bindëse në zgjedhjet paraprake në Konektikut, Rod Ajllënd, Dellauer, Pensilvani dhe Nju Jork.

Të mërkurën, Gingriç u ka bërë thirrje republikanëve të bashkohen pas Romnit, duke i thënë një audience në Karolinën e Veriut se tani ai po bën fushatë si një “qytetar”.
XS
SM
MD
LG