Ndërlidhjet

Gauk anulon vizitën në Ukrainë


Presidenti i Gjermanisë, Joakim Gauk.
Presidenti i Gjermanisë, Joakim Gauk.
Presidenti i Gjermanisë, Joakim Gauk, ka anuluar vizitën e planifikuar për muajin e ardhshëm në Ukrainë, për shkak të shqetësimeve në lidhje me shëndetin dhe trajtimin në burg të ish-kryeministres ukrainase, Julia Timoshenko.

Zëdhënësi i tij ka konfirmuar se Gauk ka anuluar planet për të ndjekur takimin e krerëve shtetërorë të Evropës qendrore në Jalta të Detit të Zi.

Mediat gjermane thonë se Gauku e ka marrë vendimin në konsultim me kancelaren Angela Merkel.

Timoshenko po vuan dënimin prej shtatë vjetësh burg, për shkak të, siç është thënë, abuzimit të detyrës zyrtare në kohën sa ka qenë kryeministre.

Vetë Timoshenko ka thënë se është viktimë e hakmarrjes politike nga ana e presidentit ukrainas, Viktor Janukoviq.

Ajo ka nisur grevë urie të premten e kaluar, duke akuzuar rojet e burgut për keqtrajtim.

Burgosja e Timoshenkos ka tensionuar keq marrëdhëniet ndërmjet Ukrainës dhe Bashkimit Evropian.
XS
SM
MD
LG