I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Afganistanin dhe Pakistanin, Mark Grosman, ka takuar zyrtarët pakistanezë në Islamabad, në përpjekje për t’i bindur ata që t'i rihapin NATO-s rrugët furnizuese për trupat në Afganistan.
Ai tha se nuk ka pritur “angazhim të menjëhershëm”, porse është detyrë e tij të nisë bisedimet për hapat që çojnë përpara.
Islamabadi ka mbyllur linjat furnizuese në nëntor të vitit të kaluar, për të protestuar kundër një sulmi të Shteteve të Bashkuara, që la të vrarë 24 trupa pakistaneze.
Ushtria e Pakistanit tha se kreu i saj, gjenerali Parvaz Kajani, dhe Grosman kanë diskutuar për riangazhimin dhe çështjet e sigurisë brenda kërkesave të paraqitura nga ligjvënësit pakistanezë.
Këta të fundit kanë kërkuar që Uashingtoni të kërkojë falje për incidentin dhe të ndalojë sulmet e telekomanduara në Pakistan.
Grosman ka përsëritur deklaratat e SHBA-së për keqardhje, por nuk ka kërkuar falje.