Ndërlidhjet

Përvjetori i vdekjes së bin Ladenit - masa për siguri


Abotabad - vendi ku është vrarë bin Ladeni
Abotabad - vendi ku është vrarë bin Ladeni
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Islamabad ka kufizuar stafin e saj nga shkuarja në restorantet dhe tregjet e këtij vendi, në prag të përvjetorit të parë të vdekjes së Osama bin Ladenit.

Themeluesi i Al Kaidës është vrarë nga forcat speciale amerikane në Abotabad të Pakistanit, më 2 maj të vitit të kaluar.

Në mesin e zyrtarëve ka shqetësime se militantët mund të bëjnë përpjekje të shënojnë përvjetorin me sulme.

“Mesazhi emergjent” në ueb-faqen e ambasadës amerikane rekomandon të gjithë qytetarët e Shteteve të Bashkuara në Islambad të ndërmarrin masa të ngjashme.

Një zyrtar amerikan, duke folur në kushte anonimiteti, ka thënë se paralajmërimi është bërë në përgjigje të informacionit për një kërcënim specifik.

Zëvendësministri i Brendshëm i Pakistanit, Imtiaz Safdar Varaih, ka thënë se ai nuk ka informacione për ndonjë kërcënim.
XS
SM
MD
LG