Ndërlidhjet

Prishtinë: Aktakuzë kundër ish të punësuarit në Hendikos


Ilustrim
Ilustrim
Prokuroria e Qarkut në Prishtinë ka ngritur sot aktakuzë kundër të pandehurit, Shaqir Jakupi, ish kontabilist në Organizatën Joqeveritare “Hendikos”, për vepër penale të përvetësimit gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare.

Mëtutje, në njoftimin e Prokurorisë, theksohet se i pandehuri Jakupi në periudhën 2011 – 2012 ka përvetësuar në mënyrë të paligjshme më se 78 mijë euro.

Kz veprim i paligjshëm është kryer me anë të çeqeve të falsifikuara dhe tërheqjes elektronike të parave.

Prokuroria e Qarkut ka kërkuar nga gjykata që të pandehurin ta shpallë fajtor për veprën e kryer penale dhe ta obligoj për kompensimin e dëmit të shkaktuar.
XS
SM
MD
LG