Ndërlidhjet

Pakistan: Është dëbuar familja e bin Ladenit


Policët e përcjellin familjen e bin Ladenit për në kryeqytetin Islamabad
Policët e përcjellin familjen e bin Ladenit për në kryeqytetin Islamabad
Familja e Osama bin ladenit është dëbuar nga Pakistani.

Zyrtarët thanë se tri të vejat e bin Ladenit dhe fëmijët e tij, kanë fluturuar me aeroplan për në Arabinë Saudite, sot herët në mëngjes.

Pakistani e kishte burgosur familjen e tij, pasi lideri i al-Kaidës u vra nga një aksion i forcave speciale të Shteteve të Bashkuara, më 2 maj të vitit 2011.

Analistët thonë se atëherë kur të dalin jashtë Pakistanit, familja mund të zbuloj detaje se si ishte e mundur që personi më i kërkuar në botë, për vite të tëra, të fshihej në Pakistan.

Sipas tyre, është e mundshme që ai ishte i ndihmuar nga elemente të ushtrisë së fuqishme dhe të agjencisë së spiunimit.

Familja e bin Ladenit ishte arrestuar dhe dënuar për hyrje ilegale në Pakistan.
XS
SM
MD
LG