Ndërlidhjet

Qeveria çeke i mbijeton mocionit të besimit


Kryeministri i Çekisë, Petër Neças
Kryeministri i Çekisë, Petër Neças
Kryeministri çek Petër Neças i ka mbijetuar një mocioni parlamentar të besimit, pasi që shumica e ligjvënësve mbështeti administratën e tij të qendrës së djathtë.

Koalicioni qeveritar- pëfshirë krahun e djathtë të Demokratëve Civilë dhe partinë TOP 09 si dhe një fraksion i partisë qendrore të Çështjeve Publike- u mbështet nga një shumicë prej 105 deputetëve të parlamentit me 200 ulëse.

Megjithatë, Neças përballet me detyrën e rëndë që të çojë përpara reformat e tij fiskale dhe shëndetësore në një parlament të ndarë.

Analistët poltikë thonë se janë të mundshme zgjedhjet e parakohshme, para atyre të rregullta të vitit 2014.
XS
SM
MD
LG