Ndërlidhjet

Sulmet në Ukrainë, 250 mijë USD për kapjen e autorëve


Tramvajet e prishur nga shpërthimet në Dnipropetrovsk, 27 prill 2012
Tramvajet e prishur nga shpërthimet në Dnipropetrovsk, 27 prill 2012
Presidenti i Ukrainës, Viktor Janukoviq ka shpallur një shpërblim prej 250 mijë dollarësh për ata që ofrojnë informacione, të cilat mund të çojnë në arrestimin e autorëve të katër shpërthimeve të së premtes në qytetin Dnipropetrovsk.

Ai i bëri publik këtë vendim gjatë vizitës që i bëri qytetit, për të takuar viktimat dhe për të mbikëqyrur hetimin, për sulmet që duket të ishin seri e koordinuar e shpërthimeve, të cilat nga autoritetet janë përshkruar si “akte terroriste”.

Ministria e Shëndetësisë e Ukrainës tha se 30 persona janë lënduar nga ta 10 fëmijë. 22 persona, janë hospitalizuar, 4 nga ta në gjendje të rëndë.

Askush nuk e ka marë përgjegjësinë për sulmin, që vjen ndërsa Ukraina po bën përgatitjet përfundimtare për bashkorganizimin e Kampionatit Evropian të Futbollit me Poloninë, garë kjo që nis më 8 qershor.
XS
SM
MD
LG