Ndërlidhjet

Shërbimi sekret amerikan miraton rregulla të rrepta


Pjesëtarë të Shërbimit Sekret në përcjellje të presdientit amerikan Barak Obama, foto nga arkivi
Shërbimi Sekret amerikan, i zënë ngushtë nga një skandal prostitucioni, ka nxjerrë udhëzime të rrepta të reja në lidhje me sjelljen e agjentëve dhe punonjësve të tij.

Kodi i ri i sjelljes është hartuar në formë memorandumi, që është parë nga agjencia Associated Press.

Ai ndalon pirjen e tepërt, argëtimin me të huajt në dhomat e hotelit dhe kalimin e kohës në lokalet famëkeqe.

Kodi thotë se agjentëve gjithashtu do t’iu caktohen disa udhëtime jashtë Shteteve të Bashkuara për të zbatuar rregullat e reja.

Ndryshimet e agjencisë vijnë pas shpërthimit të skandalit seksual në Kolumbi, ku ishin përfshirë disa prostituta.

Agjentët ishin atje për të përgatitur vizitën e presidentit amerikan Barak Obama.
XS
SM
MD
LG