Ndërlidhjet

Thirrje për zgjidhjen e krizës irakiane


Mini-samiti në Irbil të Irakut
Mini-samiti në Irbil të Irakut
Liderët nga pothuajse të gjitha blloqet politike kryesore të Irakut bënë thirrje për një zgjidhje të krizës politike në vendit.

Thirrja erdhi në një deklaratë të përbashkët të lëshuar pas takimit tre- ditor në Irbil, kryeqyteti i rajonit autonom verior kurd të Irakut.

Mini-samiti bashkoi politikanë të lartë sunitë, kurdë, së bashku me shiitët të cilët janë të pakënaqur nga qeveria e kryeministrit Nuri al-Malikit.

Bisedimet u organizuan nga presidenti i rajonit kurd Masud Barzani.

Në takim mori pjesë presidenti kurd i Irakut Xhalal Talabani, së bashku me ish-kryeministrin Ajad Allauin dhe klerikun radikal Muktada al-Sadr, që të dy shiitë.

Kryetari i parlamentit Osama al-Nuxhaifi, një Sunit mori pjesë gjithashtu. Grupi u kufizua nga kërkesa që Maliki të largohet nga pushteti.
XS
SM
MD
LG