Ndërlidhjet

Kërkohet ringjallja e bisedimeve me talebanët


Luftëtarë talebanë, Herat, 2012
Luftëtarë talebanë, Herat, 2012
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Pakistan thotë se paqja nuk ka të ngjarë të arrihet në Afganistan pa përfshirjen e talebanëve afganë në negociatat për gjetjen e zgjidhjes.

Duke folur nga qyteti pakistanez i Lahores, ambasadori Kameron Manter citohet të ketë thënë se çështja e Afganistanit nuk mund të zgjidhet duke përjashtuar nga bisedimet disa afganë.

Ai theksoi se afganët vetë duhet të zgjidhin problemet e tyre, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara dhe Pakistani mund të luajnë vetëm një rol mbështetës.

Komentet e ambasadorit të vijnë derisa Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar ringjalljen e bisedimet të ngecura mes talebanëve dhe qeverisë afgane të mbështetur nga SHBA-të para se shumica e forcave të huaja të tërhiqen nga Afganistani në vitin 2014.
XS
SM
MD
LG