Ndërlidhjet

Mbyllen vendvotimet në Ferizaj


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Demokracia në Veprim bëjnë të ditur se në Ferizaj tashmë janë mbyllur qendrat e votimit për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës.

Zgjedhjet në të cilat kanë garuar 8 kandidatë, thuhet se janë zhvilluar në mënyrë të qetë, ndonëse me disa parregullsi që, sipas zyrtarëve nuk e kanë dëmtuar procesin.

Për vëzhgimin e këtyre zgjedhjeve janë certifikuar 1.514 vëzhgues, prej të cilëve vetëm 6 ndërkombëtarë, kurse të tjerët u përkasin partive politike dhe organizatave joqeveritare.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarin e Ferizajt pasuan dorëheqjen e kryetarit të deritashëm, Bajrush Xhemajli.
XS
SM
MD
LG