Ndërlidhjet

Ban takon kreun e Birmanisë


Kreu i OKB-së, Ban Ki-mun, gjatë takimit me presidentin e Birmanisë, Thein Sein.
Kreu i OKB-së, Ban Ki-mun, gjatë takimit me presidentin e Birmanisë, Thein Sein.
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun, ka zhvilluar bisedime me presidentin e Birmanisë, Thein Sein, në rezidencën zyrtare të këtij të fundit.

Dy udhëheqësit janë dakorduar që OKB-ja të ndihmojë Birmaninë në realizimin e regjistrimit të popullsisë dhe shtëpive në vitin 2014 – çfarë do të jetë regjistrimi i parë i saj në 31 vjet.

Kjo është vizita e parë e Banit në këtë vend, e cila ka qëllim të shprehë mbështetjen për regjimin e ri reformator.

Ban po ashtu pritet të takojë Aung San Su Kinë – laureate e Çmimit Nobel për Paqe dhe ish-e burgosur politike, e cila së fundmi ka fituar ulëse në Parlament.

Kreu i OKB-së do t’iu drejtohet edhe ligjvënësve.

Shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian, Kethrin Eshton, po viziton po ashtu Birmaninë. Vizita e saj pason pezullimin e sanksioneve të BE-së ndaj këtij vendi, me qëllim për ta shpërblyer atë për lëvizjet në drejtim të ndryshimeve – që kanë përfshirë zgjedhjet dhe reformat ekonomike.
XS
SM
MD
LG