Ndërlidhjet

Sot - Dita Ndërkombëtare e Xhazit


Ilustrim
Ilustrim
Agjencia për Kulturë e Kombeve të Bashkuara shënon për herë të parë Ditën Ndërkombëtare të Xhazit, me qëllim “rritjen e vetëdijes për vlerat e xhazit si një mjet edukativ dhe forcë për paqen, unitetin, dialogun dhe bashkëpunimin e zgjeruar mes njerëzve”.

UNESCO ka caktuar 30 prillin për këtë ditë, me rezolutën e miratuar në Konferencën e Përgjithshme të kësaj organizate, në nëntor të 2011-ës.

Për premierën e kësaj dite do të mbahet një koncert në sallën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.
XS
SM
MD
LG