Ndërlidhjet

Një vit pas bin Ladenit, "zbehen shpresat për paqe"


Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kabul, Vigaudas Usakas
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kabul, Vigaudas Usakas
Një vit pas vdekjes së liderit të Al Kaidës Osama bin Laden, sipas ambasadorit të Bashkimit Evropian në Kabul shpresat se kryengritja islamike në Afganistan do të mundej janë zbehur.

Duke folur për agjencinë e lajmeve, Reuters, Vigaudas Usakas ka vënë në pah pezullimin e fundit të bisesimeve të paqes mes SHBA-së dhe talibanëve afganë, dhe ka thënë se “procesi i paqes nuk është i lehtë siç kanë mundur të presin disa” dhe se zgjidhja do të kërkojë “përkushtim aftagjatë nga të dy palët”.

Usakas po ashtu kritikoi administratën e presidentit Hamid Karzai se ka dështuar të përmirësojë llogaridhënien dhe transparencën e qeverisë dhe tha se shtetet perëndimore mund të hezitojnë në ofrimin e miliarda dollarëve në kuadër të ndihmave për vendin.
XS
SM
MD
LG