Ndërlidhjet

Protestë afgane kundër vrasjes së fëmijëve


Foto ilustruese
Foto ilustruese
Qindra protestues u mblodhën në jug të Afganistanit, duke brohoritur parulla anti-amerikane, derisa mbanin në duar trupat e katër fëmijëve, që ata thanë se u vranë nga forcat e NATO-s gjatë një përleshjeje me talebanët.

Mohamed Jan Rasouljar, zëvendës guvernator provincial në Zabul, tha se fëmijët e moshës 8 deri 12 vjeç, kanë vdekur gjatë një përleshjeje me me armë në mes kryengritësve talebanë dhe forcave të NATO-s e atyre afgane në qarkun e Shahjojit.

Rasouljar tha se disa dëshmitarë thonë se kryengritësit, dhe jo forcat e huaja, janë përgjegjës për vrasjet.

NATO thotë se është duke hetuar incidentin.

Misioni i udhëhequr nga SHBA-të është fajësuar për një numër viktimash civile në Afganistan, duke përfshirë një incident në muajin mars, kur ushtari amerikan, Robert Bejls vrau 17 njerëz, përfshirë nëntë fëmijë.
XS
SM
MD
LG