Ndërlidhjet

Shqipëri: Aleatët e Topit krijuan parti të re


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese
Aleatët e presidentit të Shqipërisë, Bamir Topi, kanë shpallur krijimin e një partije të re, e cila duket se kërcënon ta tronditë skenën e polarizuar politike në këtë vend.

Mandati i presidentit Topi përfundon në korrik dhe pritet që ai eventualisht do ta kryesoj partinë e re të qendrës së djathtë, Fryma e Re Demokratike, kur anëtarët ta zgjedhin liderin e partisë në muajin shtator, raporton agjencia Rojters nga Tirana.

Bamir Topi, 55 vjeçar, asnjëherë as nuk e ka konfirmuar e as nuk e ka mohuar se ai do të jetë lider i partisë së re, duke thënë se ai do të kthehet në politikë pas mandatit të tij presidencial për “të kontribuar për standard më të lartë të demokracisë në Shqipëri”.

Gjatë dy dekadave të fundit, politika në Shqipëri ishte dominuar nga Partia Demokratike e Sali Berishës, aktualisht në qeveri, dhe Partia Socialiste tash në opozitë.

“Profili ideologjik i FRD-së do të jetë qendra e djathtë dhe do të angazhohet për ide liberale”, tha dje ish zëvendëskryeministri, Gazmend Oketa, ligjëvënës që është larguar nga Partia Demokratike në qeveri, për të ndihmuar në formimin e partisë së re.

Zoti Topi, ish aleat i kryeministrit Sali Berisha, ishte zgjedhur president me votat e demokratëve dhe të gjashtë deputetëve opozitarë.

Por, kohëve të fundit ai ishte konfrontuar me Berishën, duke e akuzuar atë për dështim në luftimin e korrupsionit dhe forcimin e sundimit të ligjit në Shqipëri.
XS
SM
MD
LG