Ndërlidhjet

Francë: Marinë Lë Pen nuk e mbështet askënd


Marinë Lë Pen
Marinë Lë Pen
Liderja e së djathtës ekstreme në Francë, Marinë Lë Pen, tha se nuk do ta mbështesë asnjë kandidat në rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Francë.

Gjatë fjalimit në një tubim të sotëm në Paris, Lë Pen, e cila në rundin e parë u radhit e treta, u tha mbështetësve të vet se ajo nuk do ta mbështes as presidentin aktual, Nikollas Sarkozi, e as kandidatin socialist, Fransua Holland.

Ajo kërkoi nga pjesëmarrësit në tubim, që “të votojnë sipas bindjes së tyre”, duke shtuar se ajo planifikon, që në rundin e dytë të zgjedhjeve, ta dorëzoj fletëvotimin e bardhë.
XS
SM
MD
LG