Ndërlidhjet

Limaj dhe tre bashkëluftëtarët shpallen të pafajshëm


Foto arkivi
Foto arkivi
Trupi gjykues i Gjykatës së Qarkut në Prishtinë ka shpallur të pafajshëm të akuzuarit e rastit “Kleçka”, deputetin e Kuvendit të Kosovës, Fatmir Limaj, dhe tre bashkëluftëtarët e tij, Nexhmi Krasniqi, Naser Shala dhe Naser Krasniqi.

Prokuroria ka akuzuar Limajn dhe nëntë ish-pjesëtarë të UÇK-së për krime kundër popullatës civile gjatë luftës së vitit 1999.

Gjashtë të akuzuarit e tjerë janë shpallur të pafajshëm në të gjitha pikat e aktpadisë më 30 mars.
XS
SM
MD
LG